Kjo sëmundje konsiderohet shumë e rrezikshme për faktin se është e fshehtë, ka ndikim në mospranimin e veprave dhe të paktë janë ata që shpëtojnë prej saj. Në një hadith përmendet se Allahu ka thënë: “Unë nuk kam nevojë për partner, kush bën ndonjë vepër në të cilën më shoqëron partner, do ta braktis atë dhe partneritetin e tij.”[1]
Ndërsa në një hadith tjetër përmendet: “Kush dëshiron të jetë i famshëm Allahu do t'ja mundësojë të jetë i tillë, kush dëshiron të duket para njerëzve Allahu do t'ja mundësojë të jetë i tillë.”[2]
Allahu ka përmendur në Kuran disa cilësi të hipokritëve: "… vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.”[3]
Syefaqësia është më e hollë se qimja e zezë që gjëndet mbi një gur të zi në një natë të errët:
Allahu thotë në Kuran: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.”[4]
Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuran: “Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet.”[5]
“Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.”[6]
“Godina që ata ndërtuan, mbjell gjithnjë dyshim në zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t’u copëtohen. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.”[7]
“A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë?”[8]
"Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit”!”[9]
“...që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe mosbesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?”[10]
Kjo konsiderohet nga sëmundjet më të rrezikshme dhe nëse besimtari do të vazhdojë të jetë pre e dyshimeve, përfundimi do të jetë idhujtaria dhe pabesimi. Kjo sëmundje mund të kurohet duke kërkuar prej Allahut mbrojtje prej djajve, përmirësim të kësaj gjendjeje duke u mbështetur në Allahun e Madhëruar, besim të sinqertë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pranim të unitetit të njëshmërisë (teuhidi) dhe vetitë e Tij të Përsosura.
Në një hadith thuhet: “Do të vazhdojnë njerëzit të pyesin, derisa të thonë: “Këtë e krijoi Allahu, po Allahun kush e ka krijuar? Kush ndjen diçka të tillë, le të thotë: “Besova Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”[11] Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Le të kërkojë mbrojtje tek Allahu dhe të përqëndrohet.”[12]
[1] Muslimi (2289/4)
[2] Buhariu (335/11) dhe Muslimi (2289/4)
[3] Surja Nisa, ajeti 142
[4] Surja Furkan, ajeti 23
[5] Surja Ali Imran, ajeti 7
[6] Surja Tevbe, ajeti 45
[7] Surja Tevbe, ajeti 110
[8] Surja Nur, ajeti 50
[9] Surja Ahzab, ajeti 12
[10] Surja Mudethir, ajeti 31
[11] Muslimi (119/1)
[12] Muslimi (120/1)
(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)