Stolise veten me bukurinë e diturisë
Ta pajisesh veten tënde me "bukurinë e diturisë", sjellje korrekte dhe moral të lartë, sikurse shpirtëqetësia e vazhdueshme, qëndrimi plotë respekt, përulësia (ndaj Krijuesit), modestia (ndaj njerëzve), përqendrimi në rrugën e drejtë e të qartë, duke rigjallëruar të brendshmen dhe të jashtmen (me këto kualitete), dhe duke lënë të gjitha karakteristikat të cilat i kundërshtojnë ato.
Është transmetuar së Ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ata (selefët) mësonin mënyrën e të sjellurit sikurse mësonin diturinë.” Dhe, është transmetuar se Raxha ibnul Hajveh, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë një herë një njeriut: “Na transmeto (hadithe), mirëpo jo prej atyre që janë thuajse të vdekur (përtacë që nuk punojnë e që shtiren si asketë) e as prej atyre që ulin poshtë të tjerët (Taane),” i transmetoi Khatibi në "El Xhami’" dhe pastaj tha: “Kërkuesi i hadithit e ka për detyrë të largohet nga loja, kotësia, ekspozimi i sjelljeve vulgare në ndeja, duke vepruar si i marrë, duke qeshur nën hundë, ose me zë të lartë, apo duke thënë barsoleta dhe duke bërë shaka të vazhdueshme dhe të tepërta. Me të vërtetë shakaja është e lejuar kur është me masë, origjinale dhe e këndshme, e cila nuk tejkalon
kufijtë e edukatës e as rrugën e dijes. E kur shakatë janë të vazhdueshme, vulgare dhe budallallëqe dhe ato të cilat nxisin, hidhërojnë dhe tërheqin të keqen, janë të dënueshme.
Njëherit, shakatë e shumta dhe të qeshurit e tepërt ulin pozitën dhe respektin.”
Ekziston një thënie: “Kush e vepron gjithnjë një gjë, ai do të njihet sipas saj”, kështu që largoju këtyre të metave në ndejat dhe bisedat tua. E disa që nuk dinë, konsiderojnë se ka relaksim në teprimin e këtyre gjërave.
Është transmetuar se Ahnef ibnul Kajsi thoshte: “Ruani ndejat (mexhliset) tona nga përmendja e grave dhe ushqimit, unë me të vërtetë e urrej njeriun i cili përshkruan qejfet (intime) dhe stomakun e tij,” Në shkresën e folësit të inspiruar, prijësit të besimtarëve, Umer ibnul Khattabi lidhur me mënyrën e gjykimit ai thotë: “Dhe, kushdo që zbukuron (shfaq) veten me çka nuk e posedon, Allahu do ta
shëmton,” konsulto shpjegimin e Ibnul Kajjimit. . Stolise veten me njerëzi (Murueh ) Ji i njerëzishëm e i Ndershëm dhe pajise veten me vlera të cilat qojnë deri tek ajo, sikurse sjelljet e mira, fytyra e buzëqeshur (gëzuar), dhënia e selamit, durimi i njerëzve duke treguar vetëpërmbajtje, vetërespekti pa mendjemadhësi, krenaria e lirë nga tirania, fisnikëria por jo nga fanatizmi partiak, të dalit në ndihmë por jo nga injoranca. Kështu që, largohu punëve që nxijnë burrërinë dhe nderin tënd, qofshin ato në natyrën tënde, në të folur, apo në veprat dhe punën tënde, sikurse zgjedhja e ndonjë punë (zanati) të ultë, apo zakonet e këqija, sikurse vetëpëlqimi, syefaqësia, arroganca, mburrja (mendjemadhësia), nënçmimi i të tjerëve dhe qëndrimi në vende të dyshimta.
..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)