Fetwaja nr. 43
Pyetja 1: Disa njerëz mendojnë se dërgimi i selamit pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është obligim vetëm një herë ndërsa ajo që pason mbetet e pëlqyeshme?
Të gjitha Lavdërimet i takojnë Allahut, të Vetmit! Lutjet dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij! ... Pastaj:
Përgjigja: Dërgimi i salavateve dhe selameve të dërguarit është obligim (farz), për shkak se Allahu i Lartësuar ka urdhëruar me këtë në Fjalën e Tij (përkthim me përshtatje): “O ju që keni besuar! Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! Baza e një urdhërese është obligueshmëria, prandaj, për shkak se urdhri që vjen nga ajeti nuk e obligon përsëritjen (e veprës) atëherë obligimi për këtë vepër është një herë në jetë, ndërsa përsëritja e këtyre dyjave (salavatit dhe selamit) është e pëlqyeshme për shkak të haditheve që janë transmetuar rreth inkurajimit të tyre, përveç në raste kur hadithet kanë treguar për obligueshmërinë e tyre.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetave
Anëtari: Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-kryetari i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Ibrahim ibn Muhamed Ali esh-Shejkh
Përktheu, Hekuran Helshani