Ashtu si i inkurajonte burrat për të dhënë sadaka, ai gjithashtu i inkurajonte gratë të vepronin në të njëjtën mënyrë. Për shembull, i dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u tha: ''O ju gra jepni sadaka qoftë edhe nga xhevahiret (ari)tuaja. (Buhariu)
Ai po ashtu tha në një hadith që e përmblodhi Muslimi: ''O ju gra! Jepni sadaka dhe kërkoni falje shpesh, sepse e kam parë që ju e përbëni numrin më të madh të banorëve të zjarrit.''
Aishja r.a transmeton se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Kur një grua jep sadaka ca ushqim (të cilin e ka në shtëpi), pa e prishur atë, ajo do të marr shpërblim për atë që ka harxhuar. Edhe burri i saj do të merr shpërblim për shkak se ai e ka fituar dhe po ashtu shitësi do të merr shpërblim të ngjashëm. Shpërblimi i njërit nuk do ta pakon shpërblimin e tjetrit. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesai dhe Ibën Maxhe).
Gratë që jetuan në kohën e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e pranuan thirrjen e tij dhe shpenzuan nga pasurit e tyre me bujari në rrugën e Allahut. Për shembull, Umm Sinan el-Aslamijeh r.a. thotë sa i përket përgatitjeve për betejën e Tebukut: ''Unë e pashë një pallto në dysheme para shtëpisë së Aishes dhe aty kishte xhevahire, zinxhir dore, vath dhe unaza. Gratë muslimane i kishin dhënë këta artikuj që ishin mbi atë pallto për t'i ndihmuar muslimanët në përgatitje për betejë.[1]
Allahu i inkurajoi të gjithë muslimanët, burra dhe gra, që të jepnin sadaka dhe u premtoi shpërblime nga Ai dhe Ai është Bujar i Madh dhe i Mëshirshëm. Allahu thotë: ''Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.'' Bekare, 261
Allahu e krahasoi sadakan që dikush e jap për hir të Tij, në luftë ose në punë tjetër të mira, me dikën, i cili mbjell kokrra gruri. Secila kokërr i mbin nga shtatë kallinj, në secili kalli ka njëqind kokrra. Në këtë mënyrë Allahu ia shumëfishon dhënësit të sadakas veprat e mira, sipas besimit, sinqeritetit dhe përkushtimit në Islam. Kjo sadaka e përsos dobinë e saj kur njeriu ia jep personit të duhur në rrethanat e qëlluara.
Shpërblimi i sadakas varet sipas besimit dhe sinqeritetit të dhënësit dhe sipas sasisë së mirësisë dhe vendosmërisë që ai e ndien në zemër në kohën kur jep para. Kur zemra e tij ndihet e qetë dhe gjoksi i hapet për të dhënë sadaka, duke e lejuar sadakan që të del nga zemra para se të del nga dora, ai do të ndien vendosmëri dhe nuk do të heziton ose nuk do të frikësohet për ata dhënë atë. Ai nuk do ta lejoj epshin që ta pasoj sadakan e tij (me hidhërim), kështu që t'i dridhet zemra dhe dora për atë që e ka vepruar.[2]
Të dashur muslimanë, mendoni për këto ajete të Kur'anit Famëlartë: ''Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.'' Nahl, 96
Merre këtë lajm të mirë nga Zoti i qiejve dhe i tokës: ''Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.'' Nahl, 97
Për rrjedhim mos u bë nga ata të cilët Allahu i përshkruan:''Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju''Muhammed, 38
Kurrë mos u bë nga ata të cilët janë më të këqij se njerëzit, të cilët i përshkroi Allahu në ajetin e mëparshëm: ''Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët.'' Nisa, 37
Ne duhet të meditojmë për këto ajete hyjnore nga Allahu sepse jemi bërë të dobët, mëkatar, i konsumojmë furnizimet dhe presim fundin e afatit tonë, siç thotë er-Rabi bin Haithman.[3] Për më tepër, jemi bërë siç na përshkroi Mugire: ''...të zhytur në rehati, mosmirënjohës për to. Gjithë kohën Allahu na afron ndonëse ai nuk ka nevojë për ne. Mirëpo, ne largohemi nga Ai, edhe pse ne kemi nevojë për të.''[4]
Kjo pasuri që Allahu na ka dhuruar është një dhunti për të cilën jemi përgjegjës për mbajtjen dhe menaxhimin e saj. Pasuria jonë mund të bëhet mallkim, nëse nuk e përdorim për të bërë vepra të bindjes ndaj Allahut. Pasuria jonë mund të bëhet fatkeqësi, nëse nuk e përdorim për ta ndjekur rrugën për në Xhenet. Ne kurrë nuk duhet të mburremi se kemi mbledhur pasuri me përpjekjet tona, sepse Karuni ka thënë fjalë të tilla: ''Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di). Kasas, 78
Sepse Allahu i njeh ata mirë, kështu ata do të dënohen pa u marr në llogari. Falënderimi i takon Allahut që ju ka mundësuar të jeni nga ata që japin dhe nuk ju ka bërë nga ata që lypin, prej atyre që e japin sadakan dhe jo prej atyre që e pranojnë atë. Dhe kur të kaloni nëpër fazat e jetës, kurrë mos e lejoni shejtanin t'ju mashtroj dhe t'ju largoj nga rruga e bamirësisë. Kujtojeni këtë ajet ''O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.'' Bekare, 254
Mos mendo se pasuria është e kufizuar vetëm në para, sepse ka shumë lloje të sadakas që siç demonstrohet nga hadithi i përmbledhur nga Imam Neveviu: ''Mos e nënvlerësoni asnjë vepër të bamirësisë bile edhe takimin e vëllait tuaj me fytyrë të buzëqeshur.''
Po ashtu, Ebu Dhar dhe Xhundub transmetojnë: "E pyeta të Dërguarin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): " O i Dërguar i Allahut! Cila është vepra më e mirë? Ai u përgjigj: ''Besimi në Allahun dhe lufta në rrugën e Tij. Unë pastaj i thash: ''Nëse nuk kam mundësi për ta bërë atë?'' Ai tha: ''Ndihmoj të dobëtit ose bëjë një të mirë një personi që nuk mund të punoj për vete.'' Ai tha: ''Nëse nuk mund ta bëj atë o i Dërguar i Allahut?'' Ai tha: ''Mos i lëndo të tjerët sepse kjo do të konsiderohet si vepër bamirësie për të mirën tënde." (Buhariu dhe Muslimi)
I Dërguari i Allahut i përmendi lloje të ndryshme të sadakasë: ''Çdo ditë që lind dielli, obligohet sadakaja për çdo nyje të trupit të njeriut. Nëse dikush gjykon mes dy personave me drejtësi, kjo është sadaka. Nëse dikush e ndihmon një person në kalërimin e kafshës ose i ndihmon në ngritjen e çantës te ajo, gjithë kjo do të konsiderohet sadaka. Një fjalë e mirë është sadaka, çdo hap që e bënë personi për ta fal namazin obligativ me xhemat është sadaka dhe largimi i pengesave nga rruga është sadaka."Buhariu dhe Muslimi
Për më tepër, prej veprave më të mira të sadakas është përdorja e pozitës shoqërore për t'i ndihmuar të tjerët që të arrijnë nevojat e tyre. I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Allahu ka krijesa që i ka krijuar për të ndihmuar në nevojat e njerëzve dhe njerëzit u vinë atyre kur kanë nevojë, ata janë që do të shpëtohen nga Dënimi i Allahut.'' (At-Tabarani)
I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë lidhur me ndërmjetësimin në rrugë të mira: "Ndërmjetësoni në emër të të tjerëve dhe ju do të fitoni shpërblim për atë. Allahu atëherë do të vendos çfarë dëshiron me fjalët e të Dërguarit të Tij.' Buhariu dhe
Muslimi
Ndihmesa në shuarjen e konflikteve në mes të njerëzve është gjithashtu lloji më i mirë i sadakas, sepse i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''A t'ju tregoj se çfarë është në shkallë më te lartë se sa namazi vullnetar, agjërimi dhe bamirësia?'' Ata thanë: ''Po o i Dërguar i Allahut.'' Ai tha: ''Ndihmesa në shuarjen e konflikteve.'' (Ebu Davudi)
Të dashur muslimanë, i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Çdo gjë që e harxhoni për hir të Allahut, do të shpërbleheni për të, edhe kafshatën që e vendosni në gojën e bashkëshortes.'' Siç e pamë ka shumë mënyra të bamirësisë.
Ne e lusim Allahun të na bëj nga robërit falënderues, të cilët e lavdërojnë Atë dhe harxhojnë për kauzën e Tij në kohë të lehtësisë dhe bollëkut si dhe në kohë të vështirësisë. ''Hyni në xhenet, në të cilin nuk do të ndieni as frik as mërzi.''
(Perktheu, Driton Maxhuni) FUND
[1]El-Isabah fi Tamjiiz es-Saha'bah, nga Ibën Haxher, vëll.4, fq.350
[2]Et-Tafsir-el-Kajim, nga Ibën el-Kajim, fq.150
[3]Sifatus-safvah, vëll.3, fq.67
[4]Tezkijehun-Nufus, fq.96