Ji i njerëzishëm e i Ndershëm dhe pajise veten me vlera të cilat qojnë deri tek ajo, sikurse sjelljet e mira, fytyra e buzëqeshur (gëzuar), dhënia e selamit, durimi i njerëzve duke treguar vetëpërmbajtje, vetërespekti pa mendjemadhësi, krenaria e lirë nga tirania, fisnikëria por jo nga fanatizmi partiak, të dalit në ndihmë por jo nga injoranca.
Kështu që, largohu punëve që nxijnë burrërinë dhe nderin tënd, qofshin ato në natyrën tënde, në të folur, apo në veprat dhe punën tënde, sikurse zgjedhja e ndonjë punë (zanati) të ultë, apo zakonet e këqija, sikurse vetëpëlqimi, syefaqësia, arroganca, mburrja (mendjemadhësia), nënçmimi i të tjerëve dhe qëndrimi në vende të dyshimta.
Stolisja me cilësi burrërore
Pajisu me cilësi burrërore, sikurse trimëria, forca në hak, morali i lartë dhe dhënia (bamirësia) në rrugë të drejta aq sa ambiciet e burrave të mos arrijnë dot shkallën tënde. Në të njëjtën kohë, kujdes nga veset që i kundërshtojnë cilësitë e mëparshme, sikurse të qenit jo konfident, jo durimtar dhe i dobët në fisnikëri, se me të vërtetë këto shkatërrojnë diturinë, e ndalojnë gjuhën të flasë të vërtetën dhe të dërgojnë për balluke (me zor) tek armiqtë kur ata prekin me helmin e tyre fytyrat e të devotshmëve prej robërve të Allahut.
Sakrifikimi i luksit
Mos e tepro në "komoditet dhe luks", pasi që “asketizmi (zuhdi) është nga imani (besimi)” dhe merre porosinë e Prijësit të besimtarëve, Umer ibnul Khattabit në shkresën e tij të famshme (dërguar Ebu Musës), ku ndër tjera thotë: “Kujdes nga komoditeti i tepruar, imitimi i të huajve në veshje (dukje), mbani zakonin tuaj dhe vishni rroba të vrazhda (që të jeni të fortë) …”.
Kështu që, mos lakmo civilizimin fals, se ai ta bën natyrën shumë të butë (femërore), i vë në neglizhencë nervat jashtë mase (humb entuziazmin e personit), të lidhë me litarët e iluzioneve dhe përderisa të zellshmit arrijnë synimet e tyre ti ende pa lëvizur vendi, i merakosur për elegancën në veshje - edhe pse plot prej këtyre gjërave nuk janë as të ndaluara e as të papëlqyera, konsiderohen si sjellje jo aq korrekte.
Dukja e jashtme, sikurse veshja, vërtet është adresë e përkatësisë së njeriut, për më saktë ajo definon atë dhe pas gjithave, ajo është mënyrë prej mënyrave të shprehjes së unit?! Prandaj, kujdes se çfarë vesh, për shkak se ajo shpreh tek të tjerët personalitetin tënd, në përkatësi, në edukim, në shije dhe për këtë është thënë: “dukja e jashtme tregon preferencat e brendshme (të personi).” Njerëzit, pra, të kategorizojnë në bazë të veshjes tënde, madje edhe mënyra e mbajtjes së rrobave veshur, i tregon shikuesit se si ta kategorizojë personin në fjalë, në aspektin e dinjitetit dhe sensibilitetit, të pjekurisë dhe murgërisë, të papjekurisë dhe dëshirës për t’u vërejtur.
Ashtu që, merr nga veshja atë që të zbukuron e nuk ta prishë imazhin dhe nuk i jep shkak tjetrit të flasë për ty, apo të kritikojë. Nëse veshja dhe mënyra si mban atë veshje përputhen me nderin e dijes së sheriatit që bart, atëherë ka më shumë shans që të respektohesh dhe të përfitojnë të tjerët nga dituria jote. Madje, me nijetin tënd të mirë ajo shndërrohet në ibadet (adhurim), sepse me të vërtetë është
mjet për të udhëzuar njerëzit në të vërtetën. Është transmetuar së Prijësi i besimtarëve Umer ibnul Khattabi ka thënë: “Është më e dashur për mua që të shoh lexuesin e Kuranit (të diturin) në tesha të bardha,” që do të thotë, në mënyrë që ai të rritet në zemrat e njerëzve dhe si arsye rritet edhe ajo që ai bart nga e vërteta.
Njerëzit, siç thotë Shejhul Islam Ibnu Tejmijje Allahu e mëshiroftë, janë sikurse turma zogjsh natyrisht të prirë të imitojnë njëri-tjetrin,” kështu nga veshjet e të rinjve të papjekur, kurse sa i përket veshjes së huaj (që ka përngjasim vetëm me jobesimtarët) besoj që nuk të mungon nga mendja dispozita e saj.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ti të veshësh në mënyrë jo atraktive, mirëpo qëllimi është të mbahet mesatarja në veshje në përputhje me përshkrimin e sheriatit ndaj saj dhe të zbukurohesh edhe më tepër me sjellje të devotshme e të mira dhe argumentet për këtë mund t’i gjesh në librat e sunnetit dhe Rikakit (për sjellje të mirë dhe zbutje të zemrave), e sidomos në librin El Xhami' të Khatibit.
Mos ma shih për të madhe këtë vërejtje, pasi që njerëzit e dijes vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen për këtë në kapitujt e Rrikak-ut (zbutjen e zemrave), Etikës, dhe Veshjes, Allahu e di më së miri.
..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)