Youtube/Tezkije
Nëse selami bëhet bidat (risi) a lejohet ...?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 07.11.2013

Përgjigje: Salavati dhe selami mbi të dërguarin tonë dhe mbi vëllezërit e tij pejgamberë nuk mund të jetë bidat ashtu siç e përmendi pyetësi, përkundrazi këto janë të lejuara sheriatikisht sipas argumenteve që i përmendëm, prandaj nuk lejohet ndalimi i njerëzve nga këto, përveç nëse përdoren këto të dyja në një formë e cila nuk ka ekzistuar në kohën e të parëve tanë të mirë (selefit) prej sahabëve dhe atyre që i pasuan ata me mirësi; siç është për shembull përmendja e tyre nga myezini pas ezanit me zë të lartë sikurse në ezan, apo të mblidhen grumbull i njerëzve në kohëra të caktuara që të bëjnë salavate dhe selame për pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) së bashku. E kjo është ajo formë e salavateve dhe selameve që ndalohet për shkak se nuk është transmetuar diçka e tillë nga të parët tanë të mirë, prandaj rënia e tyre në këtë formë të praktimit është bidat (risi) e cila ndalohet, për dallim nga baza e salavatit dhe selamit.


Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetave

Anëtari:                                                                Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-kryetari i komisionit:                        Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:                                                               Ibrahim ibn Muhamed Ali esh-Shejkh

Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja