Shmangia e tubimeve të kota
Mos shkel tepihun e atyre të cilët kryejnë akte të neveritshme (këqija) në klubet e tyre dhe grisin vellon e moralit, duke pretenduar se ke qene i pavëmendshëm, se po e bëre kështu krimi yt ndaj diturisë dhe njerëzve të saj është i madh.
Shmangu trazirave dhe ngritjes së zërave (hejshaat)
Mbroje veten nga përfshirja në sjellje të tërbuara dhe të zhurmshme, sepse me të vërtetë gabimi qëndron pas tërbimit (zhurmave) dhe kjo kundërshton etikën e kërkimit të diturisë.
Prej gjërave interesante që vlejnë të përmenden këtu është rasti që tregon autori i "El Vesiit fi Udebai Shinkiit" e nga ai është përmendur në "Mu’xhemul Meaagjim": “Se një konflikt ndodhi mes dy fiseve, kështu që një fis i tretë filloi të ndërmjetësonte mes tyre. Ata ranë dakord të gjykohet mes tyre me vendimin fetar (sheriat) dhe për këtë morën për gjykatës një dijetar, i cili gjykoi se katër veta duhet të mbyteshin nga fisi i kundërt si shpagim i katër personave të vrarë nga fisi tjetër prej tyre. Aty, sheikh Baab bin Ahmed tha: “Në këso situatash, nuk ka kisas (aplikimi i ligjit Islamik i shpagimit nuk aplikohet). Kadiu (gjykatësi) tha: “Kjo (që thua) nuk gjendet në asnjë libër", e Sheijhu (Baab) tha: Përkundrazi, nuk ka libër që nuk është përmendur", dhe gjykatësi i tha: "Ja ku është Kamusi (libër)" dhe (Shejhu) e mori e filloi të lexonte prej librit dhe gjëja e parë që shikoi ishte: El Hejshetu; trazirë, luftë civile… dhe nuk ka shpagim në trazira" që do të thotë së në trazira dhe në luftëra civile nuk dihet vrasësi. Dhe, njerëzit mbeten të habitur me shpejtësinë e kujtesës së këtij lloji informatash në situata të tilla kritike.”
Pajisja me butësi
Përmbaju fjalës së butë dhe shmangu asaj të vrazhdës, sepse të folurit e butë fiton shpirtrat e padëgjueshëm. Dhe për këtë ka argumente të shumta në Kur’an dhe Sunet.
Meditimi
Stolisu me cilësinë e meditimit, sepse ai i cili mediton kupton, prandaj dhe është thënë: “medito, do të arrish.” Kështu që, kur të flasësh medito dhe mendo mirë çfarë flet? Çfarë rezultate ka? Po ashtu, kujdes se si shprehesh për atë që do të thuash, pa e tepruar. Gjatë përkujtimit të mësimeve medito si të gjesh shprehjen adekuate për kuptimin në fjalë dhe kur pyetesh medito në kuptimin që dëshiron ta thotë pyetësi në kontekst të saktë, ashtu që të mos përmbajë domethënie të dyfishta, e kështu me radhë.
Vendosmëri dhe vërtetim
Pajisu me vendosmëri (qëndrueshmëri) dhe vërtetim, e posaçërisht në fatkeqësi dhe situata serioze kritike. Ki durim dhe ji i vendosur në marrjen dhe kërkimin e diturisë me orë të tëra nga dijetarët, se (siç është thënë) “kush qëndron lulëzon”.
..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)