Përgjigja: Nuk ka qenë zakon i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ngritja në këmbë gjatë dërgimit të selamit mbi të dërguarin (salallahu alejhi ue selem) në asnjë rast, as në rastin e vizitës së varrit të tij e as në raste tjera. Dhe nuk ka qenë prej zakonit (adetit) të tyre që të synojnë vizitën e varrit të tij për ti dhënë selam atij (salallahu alejhi ue selem) sa herë që kanë hyrë në xhaminë e pejgamberit, apo të qëndrojnë aty për ti dhënë selam; mirëpo, është transmetuar nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se kur vinte nga ndonjë udhëtim hynte në xhaminë e pejgamberit dhe pasi mbaronte faljen vinte te varri i tij (alejhi salatu ue selam) dhe i jepte selam atij.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetave
Anëtari: Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-kryetari i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Ibrahim ibn Muhamed Ali esh-Shejkh
Përktheu, Hekuran Helshani