A nuk ka qenë prej zakonit të sahabëve që të ngrihen në këmbë gjatë selamit mbi të dërguarin (salallahu alejhi ue selem), dhe kur lejohet selami mbi të dërguarin (salallahu alejhi ue selem) në këmbë, duke qenë se selami mbi të dërguarin (salallahu alejhi ue selem) lejohet edhe në këmbë te Raudi (Kopshti) i bekuar?
Përgjigja: Qëndrimi në këmbë te varri i tij (salallahu alejhi ue selem) gjatë selamit nuk bëhet për shkak të selamit, ashtu që të krahasohet kjo me qëndrimin në këmbë në vende të tjera gjatë selamit ndaj tij, por qëndrimi në këmbë është mbetje në gjendjen e tij paraprake në të cilën ka mbaruar kur ka arritur te varri pas ecjes në këmbë, pra këtu nuk ka rindërtim të qëndrimit në këmbë. Çështja në këtë rast është sikurse çështja e vizitës së varrezave tjera të muslimanëve, dërgon selam mbi banorët e tyre posa të arrin aty, duke qëndruar në këmbë jo për shkak të selamit por për shkak se ke mbaruar aty pas ecjes që e ke bërë në këmbë apo me mjet udhëtimi, prandaj dërgon selame duke qenë në gjendjen në të cilën ka arritur aty.
I tërë suksesi është me ndihmën e Allahut, paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetave
Anëtari: Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-kryetari i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Ibrahim ibn Muhamed Ali esh-Shejkh
Përktheu, Hekuran Helshani