Youtube/Tezkije
Ku qëndron shkëmbi i Bejtul-Makdis ?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 19.11.2013

Pyetja 4: Teksti i saj: (shkëmbi i Bejtul-Makdis i cili është shfrytëzuar për hipje ditën e ngritjes (mi'raxhit) së të dërguarit salallahu alejhi ue selem, na kanë thënë se qëndron pezull me Fuqinë e Allahut?) Na jepni përgjigje për këtë, Allahu ju shpërbleftë!

Pergjigja: Çdo gjë qëndron në vendin e vet me lejen e Allahut, qoftë në këta qiej dhe çfarë gjendet në ta, apo ne tokat dhe çfarë gjendet në to, e gjithashtu edhe shkëmbi për të cilin u shtrua pyetja. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim i përshtatur): "Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken s'ka kush pos tij që mund t'i mbajë;"1 dhe Ai ka thënë (përkthim i përshtatur): "Prej shenjave (argumenteve) të Tij është se qiejt dhe toka qëndrojnë me urdhërin e Tij,"2 (ajeti). Ndërsa shkëmbi i Bejtul-Makdisi-it nuk qëndron pezull në hapësirë dhe rreth tij të ketë ajër prej secilës anë të tij, por është i lidhur prej njërës anë me kodrën e cila është pjesë e tij dhe e mban atë; prandaj edhe ai edhe kodra qëndrojnë në vendet e tyre si pasojë e shkaqeve kosmologjike (natyrore) të zakonshme dhe të kuptimta. Gjendja e tyre në këtë aspekt është sikurse gjendja e të gjitha krijesave tjera. Sidoqoftë, nuk e mohojmë aftësinë e Allahut që ta mbajë një copë nga krijesat e Tij pezull në hapësirë, sepse tërësia e të gjitha krijesave mbahet në hapësirë me Fuqinë e Allahut, siç e cekëm. Pastaj, Allahu e pat ngritur kodrën (Turin) sipër popullit të Musait, kur refuzuan të punonin me atë që u kishte sjellë Musai prej ligjeve, dhe ajo qëndronte me Fuqinë e Allahut. Allahu tha (përkthim i përshtatur): "(Përkujtoni) kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, dhe ngritëm mbi ju (kodrën) Turin: "Veproni sipas atij që ua dhamë (Tevratit) me seriozitet, dhe mësojeni atë që është në të, ashtu që të bëheni të devotshëm."3 Dhe ka thënë (përkthim i përshtatur): “Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet.”4 Por qëllimi është që të qartësohet e vërteta, se shkëmbi i cili gjendet në Bejtul-Makdis nuk qëndron pezull në hapësirë nga të gjitha anët, i shkëputur nga kodra shkëputje të plotë, përkundrazi është i lidhur me të dhe mbahet për të.      

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari: Abdullah ibn Sulejman ibn Meni’ë
Anëtari: Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi


Përktheu, Hekuran Helshani

1 Fatir, 41
2 Er-Rrum, 25
3 El-Bekarah, 63
4 El-A’rafë, 171


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja