Fotografia si formë e pikturimit është çështje për të cilën ka dallime të konsiderueshme në gjykimin rreth saj në mesin e dijetarëve; sidoqoftë, mendimi më i saktë është lejimi i saj, me dy kushte:
1. Mos të ndërhyjë dikush në të për ta ndryshuar, duke e nxjerrë atë prej karakterit të saj natyror,
2. Mos të varet (apo vendoset) diku.
Fotografitë me shpirt që përfshijnë plotësisht edhe kokën, të cilat:
1. Vizatohen me dorë, apo ... 2. Qëndisen (thuren), apo ... 3. Skaliten, ... janë të ndaluara (haram).
Ndërsa fotografitë zejtare, ka prej tyre që janë të lejuara, siç janë fotografitë e terreneve, qeseve, kutive ushqimore “për një përdorim.”
Skalitja (skulptura) si përngjasim i krijesave me shpirt (dhe vendosja e tyre) është haram (e ndaluar) me unanimitet të të gjithë dijetarëve.
Prej këshillave të të dërguarit (Salallahu alejhi ue selem) drejtuar Aliut ishte: “Mos le asnjë statujë (skulpturë) pa e prishur!”, dhe ai vetë i prishte ato dhe urdhëronte për prishjen e tyre.
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani.