Youtube/Tezkije
Gjykimi mbi xhihadin
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 26.11.2013

Pyetja e dytë nga fetwaja me numër 7122

P.2.: A llogaritet xhihadi obligim individual (farz ajn) për neve sot, duke parë që të drejtat e muslimanëve po cenohen përmes metodës së luftës nga shtetet e huaja? Dhe çfarë është gjykimi për ata të cilët nuk dalin të luftojnë, ata të cilët nuk kanë mundësi, edhe pse po të thirreshin do të përgjigjeshin dhe do të luftonin në rrugën e Allahut; porse, iu kanë penguar atyre këto rrethana të cilat do të duhej të siguroheshin nga umeti Islam, duke qenë se gjykimi në këto shtete nuk është gjykim i Allahut. Na tregoni argumentet për këtë?

Përgjigje: Xhihadi për ta ngritur lart Fjalën e Allahut, mbrojtja e fesë Islame, ta bësh të mundshme deklarimin e saj dhe shpërndarjen e saj, dhe ruajtja e shenjtërisë së saj, është obligim për atë që është i aftë për këtë dhe ka fuqi ta bëjë këtë. Por, patjetër se ai që e bën këtë duhet të dërgojë ushtri dhe ti organizojë ato, për shkak të frikës që ekziston nga anarkia apo ngjarje që kanë mbarim jo të lavdëruar; për këtë arsye fillimi dhe futja në të është çështje që i takon përgjegjësit për çështjet e muslimanëve, prandaj u takon dijetarëve që të nxisin (thërrasin) për të, e kur të fillojë dhe të ftohen muslimanët për pjesëmarrje atëherë ai që është i aftë obligohet që ti përgjigjet atij që e thërret, duke e drejtuar fytyrën e tij me sinqeritet vetëm kah Allahu,  duke shpresuar se fitorja do ti takojë së vërtetës, mbrojtjes së Islamit. Ndërsa, ai që mbetet prapa përkundër ekzistimit të thirrësit (legjitim), dhe pa arsyetim, ai është gjynahqar.

I gjithë suksesi është nga Allahu. Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetwa

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Gudejan

Zëvendës-kryetari i Komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz


Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja