Më e madhja prej gjërave që e shmangin njeriun nga e vërteta, dhe e largojnë nga ajo, është përzierja e shumtë me të kotën, në mënyrë shqisore dhe kuptimore, duke mos pasur para kësaj njohuri të thellë rreth së vërtetës; Prandaj, ashtu siç është transmetuar në histori: “shikimi i gjatë në të kotën e heq njohjen e së vërtetës nga zemra.” Dhe për këtë arsye kanë ardhur tekstet prej të dy burimeve të shpalljes, për të tërhequr vërejtjen nga futja e hundëve në të kotën dhe mbajtja e shikimit në të, apo nga ndejat në mesin e atyre që punojnë me të kotën. “Prandaj, mos rri me ata përderisa të mos kalojnë në një bisedë tjetër.” (Kur’an, përkthim i përshtatur) en-Nisa, 140. Sepse zemra i thithë mendimet dhe idetë pak nga pak, derisa e tëra të udhëhiqet nga ato. Për këtë arsye Allahu i Lartëmadhëruar duke e qartësuar këtë anim ka thënë (përkthim i përshtatur): “... sepse pastaj ju do të bëheni sikurse ata.” en-Nisa, 140. Që do të thotë se gjendja juaj do të jetë sikurse gjendja e tyre, dhe kjo është shkaku kryesor i devijimit të njerëzve.
Për këtë arsye edhe idhujtarët u përgjigjën në pyetjen që iu shtrua: “Çka ju solli në Sekar (Xhehennem)?” el-Mudethir, 42. Thanë (përkthim me përshtatje): “Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët.” el-Mudethir, 45.
Gjithashtu, Ahmedi ka transmetuar nga Ibn Mes’udi duke thënë: “Njerëzit më gabimtarë janë ata që më së shumti janë futur në llafet e kota rreth të kotës.”
Marrë nga Libri “Kitabu el-ikhtilat”
nga shejkh Abdul-Aziz et-Tarifi