Youtube/Tezkije
Të kërkosh dituri nga hoxhallarët
Bekër Ebu Zejd
 09.12.2013

Baza e marrjes së diturisë është të jetë përmes diktimit dhe marrjes së drejtpërdrejtë nga profesorët, duke qenë në shoqëri të vazhdueshme të dijetarëve, duke e marrë prej gojëve të tyre, e jo (vetëm) nga dorëshkrimet dhe librat. Lloji i parë i studentit (që mëson nga mësuesit) i përngjan atij i cili ka prejardhje të qartë, kurse i dyti që merr mësim kryesisht nga libri nga e merr dëshminë e prejardhjes, kur libri është i ngurtë (pa jetë)?
Më parë është thënë: "Kush hyn në dituri i vetëm, del vetëm,”  që do të thotë së kush kërkon dije pa mësues, del prej saj (vetëm) pa dituri, sepse dituria është profesion dhe çdo profesion ka ekspertin e saj, prandaj është patjetër të mësohet (dija në një lëmi) nga mjeshtri i saj.
Kjo është kështu, pothuajse, me konsensus prej dijetarëve, përveç disave si puna e mjekut Ali ibën Rudvan el Misri (vdiq 453 H), të cilit i bënë replikë në këtë dijetarët e kohës së tij dhe të tjerët. Dhehebiu ka thënë në biografinë e tij: “… ai nuk ka pasur mësues, por është angazhuar të marrë dije nga librat (drejtpërdrejt) dhe shkroi një libër rreth marrjes së një shkathtësie nga vet librat (e asaj lëmie) dhe se ajo është më e suksesshme se marrja (e dijes) nga mësuesit), mirëpo kjo (thotë Dhehebiu) është gabim.” (43). Safediu, gjithashtu, në
"El Vafi" ka shkruar një replikë të gjerë kundër tij, e prej tij Zebidi në "Sherhul Ihja" nga një numër dijetarësh të tjerë, duke u mbështetur në disa arsye. Prej tyre ajo që përmendi Ibni Batlani në replikën e tij: “…arsyeja e gjashtë: në libra ka gjëra të cilat të pengojnë nga dituria dhe të cilat nuk ekzistojnë tek mësuesi, sikurse shtrembërimet të cilat ndodhin si shkak i ngjashmërisë së shkronjave kur marrim parasysh mosekzistimin e shqiptimit dhe gabimet (në shqiptim) që ndodhin si pasojë e devijimit të shikimit (ose si pasojë e mosvërejtjes) dhe ato si pasojë e mungesës së eksperiencës në implementimin e rregullave të gramatikës (I'rab), ose ato si pasojë e prishjes së librit dhe nga përpjekja për t’i rinovuar dorëshkrimet, ose ato si pasojë e shkrimit të palexueshëm, ose ato si pasojë e mosnjohjes së medhhebit të autorit, nga kualiteti i dobët i skripteve, nga transkriptimi i dobët, nga ngjitja e pjesëve që duhet ndalur tek to gjatë leximit (si mungesë e jopikësimit në shkrimet e vjetra), nga përzirja e parimeve të të mësuarit të asaj lënde dhe nga përmendja e terminologjisë së asaj lënde, nga prezenca e terminologjisë greke të cilët autori nuk i ka marrë nga gjuha (arabe), sikurse Nevrus. Të gjitha këto të cilat u përmenden pengojnë nga dituria (prej librit drejtpërdrejt), kurse nxënësi është i liruar nga këto probleme kur lexon (librin) para mësuesit. Dhe, meqenëse rasti është kështu, atëherë leximi para dijetarve është më profitabil se leximi i personit vet dhe kjo është ajo çfarë doja ta sqaroja Safediu thotë: “Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: mos e merr diturinë nga Sahafiju (person që merr dijen vet nga letrat) e as nga mushafijj (që ka mësuar Kur’anin vet nga Mus'hafi). Që do të thotë: mos mëso Kur’anin tek ai i cili vet e ka mësuar atë nga mus'hafi
(pa e korigjuar të hoxha), e as hadith etj. prej atij i cili ka marrë hadithin nga skriptet…”(44)
Argumenti i qartë shqisore që e rrëzon teorinë e Ibnu Rudvanit është ajo se ti do të lexosh mijëra biografi të shkruara në kohë dhe lëmi të ndryshme gjatë historisë të cilat janë përplot të mbushura me përmendje të mësuesve dhe studentëve të tyre, disa me më pak e disa me më shumë, shih disa prej atyre që kanë pasur shumë mësues – diku me mijëra – sikurse përmendet në (librin) "El Uzzab" nga "El Isfar" të autorit (vet hoxhës).
Ebu Hajjani, Muhamed Jusuf el Andalusi (vdiq 745 AH), ka pasur zakon të thotë kur i përmendej Ibnu Malik: “Ku janë mësuesit e tij?” (45) "Velidi (nxënësi i Evzaiut) ka thënë (46): “Evzaiu thoshte: kjo dituri (e hadithit) ka qenë fisnike, përcjellja nga burra në burra, por kur ajo hyri në libra, njerëz jo të saj u kyçen në të." Të ngjashëm me këtë thënie nga Evzaiu e transmetoi edhe Ibnul Mubareku.
Pa dyshim, se gabime ndodhin kur merret (dituria) prej skripteve dhe me ixhezeh (47), sidomos në atë kohë kur nuk ka pasur pika apo zanore (vokale), kështu si shkak fjala mund të shtrembërohej në aso mënyrë që ta ndryshojë kuptimin, gabime këto të cilat nuk ekzistojnë kur dija të merret nga gojët e njerëzve. Gabime, po ashtu, ndodhin kur hadithi transmetohet nga memoria, përkundër transmetimit nga libri i redaktuar (të cilin e ka shënuar me kujdes nga mësuesi dhe e ka kontrolluar para tij ose të tjerëve)." Ibn Khalduni, lidhur me këtë, ka një studim të çmueshëm në "Mukadimeh" të tij (48).
E disa e kanë shprehur në poezi:
Ai i cili nuk redakton dijen e marrë tek dijetarët
Bindja e tij në probleme nuk është më tepër se supozim
Ebu Hajjani shpesh recitonte këto vargje:
Mendon avanturisti se librat udhëzojnë
të mençurin në kuptimin e diturive,
Nuk di injoranti se në to ka mistere
të cilat kanë ngatërruar edhe mendjen gjeniale
Po nise të mësosh diturinë pa mësues,
nga rruga e drejtë veçse ke devijuar
Dhe, gjërat aq shumë do të ngatërrohen,
sa që do humbësh më keq së "Tuma i urtë"


..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja