Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!”.[1]
“Allahu e meriton më shumë se ata që t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!”[2]
Prej cilësive të zemrave të sëmura konsiderohet shprehja: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”[3]
Ndërsa prej cilësive të zëmrave të pastra konsiderohet shprehja: “E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: '(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: 'Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!' e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: 'Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!' ”[4]
Ekziston një formë e frikës e paqortueshme e cila quhet frikë natyrale, siç mund të frikësohesh prej armikut ose egërsirës, por frika që buron nga respekti duhet t'i dedikohet vetëm Allahut.
Mosekzistimi i frikës është tregues i një zemre të fortë dhe të guximshme, ashtu siç konsiderohet tregues për besimin. Imam Ahmedi thotë: “Nëse zemra përmirësohet nuk i frikësohet askujt”, pra nuk i frikësohet krijesave.
[1] Surja Maide, ajeti 44
[2] Surja Tevbe, ajeti 13
[3] Surja Maide, ajeti 52
[4] Surja Ali Imran, ajeti 173
(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)