Youtube/Tezkije
A ekziston ndonjë njeri i cili i furnizon krijesat tjera apo ua largon atyre fatkeqësitë?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 21.12.2013

Pyetja e katërt nga fetwaja nr. 9688

A ekziston ndonjë njeri i cili i furnizon krijesat tjera apo ua largon atyre fatkeqësitë?

Përgjigje: Allahu është Furnizuesi, Zotëruesi i fuqisë absolute, dhe Ai është që i përgjigjet nevojtarit kur ai e lutë Atë, i zbulon të metat dhe e largon dëmin; e sa i përket njeriut të gjallë, ka mundësi që Allahu ta bëjë atë shkak për furnizimin e një njeriu tjetër ose largimin e dëmit nga ai me lejen e Allahut të Lartësuar, por sa i përket vetë atij, ai nuk posedon as për veten e tij e as për të tjerët as dobi e as dëm.

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz


Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja