Youtube/Tezkije
Grupacionet
Nasir el Umer
 24.12.2013

Ndarja në grupe konsiderohet sëmundje shumë e rrezikshme. Ky ves shfaros individë dhe popuj dhe ndahet në dy lloje:

1.      Fraksionimi mbi parime patriotizmi

Mund të përmendim nacionalizmin, atdhetarizmin, ndjenja kombëtare, laicizmi etj, të cilat konsiderohen ideologji të gabuara, edhe pse janë përhapur shumë, sidomos në ditët tona. Sot dëgjojmë për të ashtuquajturën “Uniteti Kombëtar”, i cili nxit dashurinë mes njerëzve mbi bazën e kombësisë, pra duhet të duash çdo njeri, qoftë musliman, i shthurur apo jobesimtar përsa kohë që është bashkëkombasi jot. Të njëjtat ndjenja nuk nxiten  për besimtarët e tjerë që nuk i përkasin të njëjtit komb edhe nëse këta të fundit janë njerëzit më të devotshëm.

Kjo pra është dashuria dhe urrejtja e ndërtuar mbi ndjenjat e kombësisë. Saqë njëri prej tyre ka thënë: “Çdo dashuri shkon dhe zhduket përveç dashurisë ndaj vendit tënd", pra dashuria për dheun dhe tokën. Nga kjo kuptojmë se edhe dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij zhduket, përveç dashurisë për kombin. Kjo konsiderohet një kategori e re e shirkut.

Mesa duket i mjeri nuk e di se ne ende e lexojmë Fjalën e Allahut në Kuran: “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!” Ky ajet është shpallur për xhaxhain e të Dërguarit të Allahut  -Ebu Leheb-, ndërsa ne distancohemi prej tij dhe e urrejmë. Gjithashtu ne lutemi dhe i lavdërojmë shokët e Profetit  si,  Bilal Habeshiun, Suhejb Rumiun dhe Selman El-Farisiun,  jemi të kënaqur me ta, dhe e lusim Allahun të na ringjallë bashkë me ta.

Kjo që ne përmendëm më lartë, nuk nënkupton aspak se ne nuk e duam vendin tonë, pasiqë ajo -dashuria për atdheun-  ekziston natyrshëm në zemrat tona, mirëpo dashuria për atdheun duhet të jetë e orientuar nga dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.  A nuk emigroi i Dërguari i Allahut nga vendi i tij -edhe pse Meka ishte toka më e bekuar mbi dhe-, për shkak të kënaqësisë së Allahut, dhe të njëjtën gjë vepruan edhe shokët e tij.

2.      Fraksionimi kundra njëri-tjetrit

Ekzistojnë shumë thirrësa të cilët janë ndarë në fraksione kundra njëri-tjetrit, dhe e njëjta gjë ka ndodhur me disa studentë. Për këtë e do një person më shumë se të tjerët për arsye se ky i fundit i përket grupit të tij, edhe nëse personi tjetër mund të jetë më i mirë dhe më i devotshëm. Padyshim ky është një gabim i rëndë. Dikush mund ta dojë një person sepse ky i fundit e pason mësuesin apo hoxhën e tij,  dhe mund ta urrejë një tjetër sepse ai refuzon të pasojë mësuesin apo hoxhën e tij.

Në fakt ne duhet të përkrahim besimtarët për shkak se janë të tillë, dhe duhet të urrejmë jobesimtarët për shkak të mosbesimit, ndërsa ndarja në fraksione në emër të pavërtetës është e gabuar, pasi kjo trashëgon mes besimtarëve përçarjen dhe hallakatjen. “Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.[1]

Ekziston një dallim i madh  mes  grupacioneve dhe garimit për vepra të mira, pasi ky i fundit është i preferuar dhe nxitës. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuran: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.[2]

Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund.[3]  Ndërsa ndarja në grupe është e shëmtuar dhe e dënueshme. Sa individë, grupe njerëzish dhe popuj janë shkatërruar?! Saqë një poet duke dashur të përshkruajë gjendjen e tyre tha:

Pjestar i fisit tim jam, nëse humbasin humbas me ta

Nëse fisi im ecën drejt, udhëzohem edhe unë me ata 

Sëmundja e grupacioneve kurohet duke qenë i paanshëm për hir të Allahut, duke shmangur pasionet dhe  mos hetuar planet e të tjerëve. Duhet që t'i vlerësojmë të tjerët me peshoren e të vërtetës, dhe jo të peshojmë të vërtetën me fjalët e njerëzve.

Së fundmi dikush mund të thotë: Pra cila është kuroja? Pasi e përcaktuat diagnozën, tani na tregoni si të mjekohemi dhe të aplikojmë mënyrat më të suksesshme?

Unë nuk mund të pretendoj sqarimin e të gjitha formave të kurimit të sëmundjeve të zemrës, por mund të mjaftohem me përmendjen e një pjese të tyre, të cilat do t'i përmbledh në vijim...


[1] Surja Ali Imran, ajete 105

[2] Surja Ali Imran, ajete 133

[3] Surja Hadid, ajeti 21

(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja