Youtube/Tezkije
Si ka mundësi i tërë furnizimi të vijë vetëm prej Allahut ...
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 26.12.2013

Pyetja e dytë nga fetwaja numër 10909

Disa njerëz thonë: Si ka mundësi i tërë furnizimi të vijë vetëm prej Allahut kur unë kam mundësi që ta shtojë punën brenda ditës së sotme që të fitoj një furnizim më të mirë; prandaj, si ka mundësi që furnizimi të jetë i përcaktuar për mua dhe i shkruar, dhe unë të mos kem hise në shtimin e tij apo pakësimin e tij, dhe a ka ndonjë libër ku janë hulumtuar çështje të tilla ashtu që të na drejtoni te to?

Përgjigje: Furnizimi është prej Allahut qoftë në aspektin e burimit, përcaktimit, dhënies, fitimit, apo shkaqeve. Kështu që, robi e vepron shkakun çfarëdo qoftë ai, i vështirë apo i lehtë, i shumtë apo i pakët, ndërsa Allahu e përcakton atë shkak dhe e krijon atë si mirësi dhe mëshirë nga Ai. Prandaj, furnizimi i atribuohet vetëm Allahut sa i përket caktimit dhe dhënies, ndërsa sa i përket shkaqeve dhe fitimit i atribuohet robit.

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja