Youtube/Tezkije
Konsiderimi i statusit të mësuesit
Bekër Ebu Zejd
 10.01.2014

Pasi që dituria nuk realizohet fillimisht prej librave dhe është më se e nevojshme që çelësat e diturisë të merren nga mësuesi, për të mos rënë në gabim e rrëshqitje, atëherë është detyrë të marrësh në konsideratë statusin e mësuesit, sepse mu kjo është shenja e suksesit, arritjes, përvetësimit dhe prosperitetit. Pra, mësuesin tënd bëje objekt të nderimit, respektit, vlerësimit dhe mirësjelljes.
Duhet të jesh gjithë mirësjellje kur të ulesh me mësuesin (hoxhën) tënd, kur të flasësh me të, kur të pyetesh dhe të marrësh përgjigje prej tij. Po ashtu, shfaq etikë të mirë kur shfleton librin para tij dhe ndaj vet librit, përmbahu nga polemikat dhe ngritjet e zërit në prezencë të tij, mos paraprij në të folur (para tij) apo në ecje, mos fol jashtë mase në prezencën e tij, mos ndërhyj përderisa ai është duke folur apo duke ligjëruar, mos këmbëngulë për të marrë përgjigje të ndonjë pyetje, shmangu pyetjeve të tepërta posaçërisht në prezencë të publikut, sepse kjo shkakton vetëpëlqim në ty dhe mërzit mësuesin. Mos e thërrit në emër, edhe sikur t'ia paravijë titullin sikurse: “O hoxha filan! Por thuaj: "O hoxha im (O mësuesi im), ose “O hoxha ynë (O mësuesi ynë)! Pra. mos e thirr atë me emër, sepse kjo është shkallë më e lartë e etikës, e as mos iu drejto atij me “Ti”, apo ta thirresh atë prej një distancë pa nevojë.
Merr parasysh etikën të cilën na e mësoi Allahu ndaj mësuesit të së mirës mësuesit të njerëzimit salallahu alejhi ue selem, në thënien e Tij:
"Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët." Nur, 63
Ashtu siç nuk është e udhës ta thirresh babanë tënd biologjik: “O filan" ose: “O baba filan”, njëjtë qëndron çështja edhe me mësuesin tënd.
Trego respekt për ndejat (mexhliset) me të, shfaqe gëzimin tënd ndaj mësimit (dersit), do të kesh dobi prej tij. Nëse vëren ndonjë gabim ose ngatërrim prej mësuesit mos të jetë kjo shkak që ai të bie nga sytë tu, sepse kjo do të ishte shkak për të ndaluar ty nga përfitimi nga dituria e tij dhe kush është ai i cili ka shpëtuar nga gabimet?
Ke kujdes që të mos bësh me të gjëra të cilat e mërzisin dhe e irritojnë atë, sikurse ajo që bashkëkohorët e quajnë “lufta e nervave” , që do të thotë, të testosh kapacitetin e diturisë dhe durimin e mësuesit. Nëse vendos të mësosh nga një hoxhë (mësues) tjetër, kërko leje nga ai (mësuesi i parë) për atë, pasi kjo sjellje është më e mirë për ruajtjen e statusit të tij dhe mban zemrën e tij të dashur ndaj teje, e kështu me radhë deri në fund, sjellje etike të cilat i njeh nga vetë natyra çdo student i suksesshëm e i bekuar, si respekt ndaj mësuesit në "atësinë e tij fetare" ose siç e quajnë disa ligje "thithja kulturore", edhe pse shprehja ‘atësia fetare’ është më e përshtatshme dhe lënia e shprehjes tjetër është më e duhur.
Dije, se sipas respektit që tregon ndaj statusit të mësuesit do të jetë suksesi dhe varësisht nga mosnderimi i tij janë shenjat e dështimit.
Vërejtje e rëndësishme:
Lus Allahun të të ruaj nga veprimet e të huajve (eaaxhim), tarikateve (e pasuesve të rendeve Sufiste), dhe nga ato të bidatxhive të sodit, sikurse bindja totale që kalon kufijtë e etikës së sheriatit, nga lëpirja (puthja) e duarve, puthja e selamit – siç bëjnë të mëdhenjtë kur marrin me të mirë fëmijën -, përkulja kur i jep selam dhe përdorimi i shprehjeve të cilat tregojnë përulësi sikurse : “Sejjidii (Zotëria im), mevlaje (pardoni im)” dhe thënie të tjera të ndryshme të përdorura prej skllave dhe shërbëtorëve.
Shih se çfarë ka thënë dijetari i madh selefi hoxha Muhamed el Beshir el Ibrahimi Algjeria (vdiq 1380 H), Allahu e mëshiroftë, në librin e tij "El Besair" se me të vërtetë është e jashtëzakonshme në përmbajtjen e saj .


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja