Youtube/Tezkije
Pas katër muajve embrioni a ka shpirt?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 14.01.2014

Pyetja e gjashtë nga fetwaja numër 2612

A nënkuptohet nga fryrja e shpirtit në embrion pas katër muajve se gjallesa e përbërë prej spermatozoidit dhe vezoreve femërore dhe ajo prej çfarë përbëhet embrioni, nuk ka shpirt fare apo si qëndron çështja?

Përgjigje: Për secilën gjallesë të përbërë nga spermatozoidi dhe vezoret femërore ka një jetesë që i përshtatet asaj. Pasi që të kenë shpëtuar prej fatkeqësive të mundshme, secila prej këtyre dyjave përgatitet për bashkim me tjetrën me lejen e Allahut dhe përcaktimin e Tij, me ç’rast zhvillohet embrioni nëse Allahu e dëshiron këtë, duke qenë i gjallë me një jetesë që i përshtatet atij (embrionit), jetë e zhvillimit dhe e transformimit nëpër fazat e njohura. E kur t’i fryhet shpirti në të, plotësohet në të një jetë tjetër me lejen e Allahut, Bamirësit të pakufi, të Gjithëdijshmit; dhe sado që njeriu të harxhoj mundin e tij, edhe në qoftë se është mjek shumë i aftë, nuk do ta përthekojë diturinë rreth të fshehtave të asaj barre, shkaqeve të saj dhe fazave ta saj, por do të kuptojë rreth saj vetëm aq sa i është dhënë dituri, apo sipas ekzaminimit dhe eksperimentimit të disa simptomave dhe rrethanave. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim i përshtatur): “Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti.” Dhe ka thënë (përkthim i përshtatur): “Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës.”

Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja