Youtube/Tezkije
A janë muslimanët pasardhësit e Allahut në tokën e Tij?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 19.01.2014

Pyetja e parë nga fetwaja me numër 3014

Kam gjetur në disa libra frazën “dhe, ju o muslimanë jeni pasardhësit e Allahut në tokën e Tij.” Çfarë gjykimi ka kjo?

Përgjigja: Kjo frazë nuk është e saktë në aspektin e kuptimit të saj, sepse Allahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje, Poseduesi i saj, dhe Ai nuk e ka braktisur krijimin e Tij dhe Pushtetin e tij ashtu që të vendos dikë pasardhës në tokën e Tij, por Allahu i bën disa nga njerëzit pasardhës të disa të tjerëve në tokë, kështu që sa herë një person apo një bashkësi njerëzish apo një popull vdesin, Allahu i bën të tjerët pasardhës të tyre të cilët i pasojnë ata në ndërtimin e tokës, ashtu siç ka thënë i Lartësuari (përkthim i përshtatur): “Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë dhe ka ngritur në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar në atë që ju ka dhënë.” Dhe ka thënë: “Ata i thanë (Musait): “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë juve pasardhës në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”. Dhe ka thënë: “(Kujto) Kur Zoti yt u tha melaikeve: Unë do të vendos në tokë një mëkëmbës (pasardhës)” – që nënkupton një lloj të krijesës e cila do ti pasojë ata që kanë ekzistuar paraprakisht nga krijesat e Tij.

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz


Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja