Youtube/Tezkije
55 mijë fakte (foto) të vrasjeve asadiste nën tortura, skandal vetëm i Asadit, apo i mbarë njerëzimit?!
Nasir el Umer
 24.01.2014

48 orë para hapjes së farsës "Gjenevë 2" në qytetin Montreux të Zvicres, pas shumë paralajmërimeve agjensia e lajmeve turke "Anadoll" lasnoi "bombën" e turpit të rëndë, në të cilën, kjo agjensi thotë se posedon një dosje tejet të rëndësishme, që ndërlidhet me skandale të dokumentuara, të kryera nga grupet kriminale të diktatorit sirian Asadit.
Më pas u qartësua se ky agjension posedon 55 mijë foto tronditëse, të cilat argumentojnë vrasjen e më së paku 11 mijë civilëve sirian, nën tortura nëpër bodrumet e aparaturës shtypëse e shtazarake asadiste.
Shumë shpejt ky lajm u shëndrrua në kryelajmin e gazetave botërore, gjithashtu shumë kanale televizive, ndërprenë programet e tyre të rëndomta, për të transmetuar këtë lajm të shoqëruar nga fotot e viktimave, pasiqë gatazeta turke "Hürriyet" publikoi disa nga këto foto në vebfaqen e saj. Fotot e publikuara i shoqëroi me artikullin e emërtuar: "Botë, shikoji faktet dhe habitu". Duke llogaritur kështu në goditjen të cilën do ta pësoi sistemi i Asadit dy ditë para konferëncës së "Gjenevë 2".
Lajmin e publikoi edhe gazeta tjetër turke "Haber Turk" me titull: "Masakrat asadiste mbi civil", duke shtuar se ekzistojnë fakte që argumentojnë se sistemi sirian ka kryer krime të luftës, duke sinjalizuar në efektet e mundshme të tyre në rrjedhen e kësaj konference.
"BBC" në faqen e saj në internet, nxori po të njëjtin lajm me titull: "Sistemi sirian akuzohet për vrasjen e  11 mijë personave dhe për ushtrimin e turturave", duke aluduar në ekzistimin e fakteve të qarta për këtë.
Gazeta "The Guardian" gjithashtu nxori lajmin e njëjtë me titull: "Faktet e vrasjeve sistematike dhe kërkesat për ndjekje penale të akterëve të tyre nga gjykata për krime të luftës".
Gazeta tjetër "The Independent" këto foto i emërtoi: "Fotot të cilat mund të shërbejnë si fakte për kryerjen e torturave sistematike nga sistemi sirian", duke cituar se këto foto mund të jenë faktet me të qarta për krimet e kryera mbrenda 34 muajve të luftës në Siri.
Poashtu edhe gazeta franceze  "Le Monde" publikoi lajmin me titul:" "Faktet që tregojnë se sistemi sirian është makineri vrasjesh". Ndërsa gazeta gjermane "Deutsche Welle" titolloi lajmin: "Fakte të cilat e ngarkojnë sistemin sirian me vrasje dhe tortura sistematike"
Edhe mjetet e informimit amerikan i kushtuan rëndësi të veçantë lajmit rreth këtyre fotove, rrjeti "CNN" në vebfaqen e tij publikoi lajmin rreth fotove me titull: "Foto rrënqethëse nga Siria të cilat mund të argumentojnë ushtrimin e torturave nga sistemi sirian". U mbajtën disa takime të grupit të juristëve amerikan dhe britanik, grup ky, i cili kverifikoi fotot dhe shkroi raport për to.
Gjithashtu në këtë artikull përmendet, vlerësimi rreth fotove i shefit të grupit të prokurorëve ndërkombëtar, Sir Desmond Lorenz de Silva, duke cituar: "Këto foto kanë shumë ngjashmëri me fotot e të mbijetuarve të holokaustit, dhe se këto foto mund të shërbejnë si argumenete valide në gjykatën për krime të luftës.
Pas gjithë kësaj, shtrohet  pyetja që ngreh vetveten; a është dashur që bota të pres dezertimin e njërit nga oficerët e grupeve kriminale të Asadit ( i cili pas dezertimit, publikoi fotot që i kishte bërë gjatë torturave), për ta kuptuar atë që e pati kuptuar që nga fillimi i krimeve të "Neros" së Sirisë?
A ishte e domosdoshme që deri më tani së paku 11 mijë civil sirian të vdesin në këtë mënyrë të tmerrshme, për të nxitur belbëzimin diplomatik, dhe prap të vazhdoj ky kriminel në vrasjen dhe shfarosjen e popullit sirian?
Ja një shembull për ta kuptuar joseriozitetin perëndimor tanimë të qartë. Gazeta britanike "Daily Telegraph" në artikujt e saja nxit perëndimin për intervenim në Siri, ndërsa në të njëjtën kohë kjo gazetë pranon ripërtëritjen e bashkëpunimit në fushën e shërbimit sekret mes perëndimit dhe vrasësve nga aparatura e gjenocidit masiv e sistematik të sistemit të Asadit!
 
www.almoslim.net
Përktheu dhe përshtati: Rasim Haxha


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja