Fetwaja nr. 7136
P. 1: Festimi i ditëlindjes së të dërguarit (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të) ku njerëzit tubohen për këtë ndodhi dhe bisedojnë aty rreth jetës së të dërguarit, bëjnë lutje për të, legjitimojnë lavdërimin e tij, dërgojnë përshëndetje për të duke lexuar përmendësh. (Shikojini pamjet se çfarë këndojnë ata përmendësh; njerëzit ngrihen dhe shtrijnë krahët e tyre dhe dërgojnë selame duke kënduar përmendësh).
Të gjitha Lavdërimet i takojnë Allahut, të Vetmit! Lutjet dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij! ... Pastaj:
Përgjigja: Organizimi i festës për rastin e ditëlindjes së tij (Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të) nuk lejohet për shkak se është shpikje në fe (bidat), risi, nuk e ka vepruar asnjëherë pejgamberi i Allahut (Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të), e as prijësit e tij të drejtë (pas tij), e as dikush tjetër nga dijetarët e tre shekujve të zgjedhur.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
Perktheu, Hekuran Helshani