Youtube/Tezkije
Marrja e diturisë nga bidatgjiu
Bekër Ebu Zejd
 04.02.2014

Kujdes nga bidatgjiu injorant (Ebul Xhehl), të cilin e ka prekur devijimi në besim dhe e kanë mbuluar retë e trillimit, i cili merr për gjykues epshin dhe e thirr në atë logjikë duke devijuar nga tekstet (e Kur’anit dhe sunetit), po ku gjendet logjika përveç se në tekste hyjnore?! Dhe, i cili kapet fortë për hadithet e dobëta, ndërsa distancohet nga ato autentike.
Këta ndryshe quhen "ehlu shubuhat" (pasues të të paqartëve)(53), dhe "ehlul Ehva'" (pasues të epshit), dhe për këtë arsye Ibnul Mubareku (54), Allahu e mëshiroftë, i quante bidatgjitë (që shpikin në fe) Es Sagair (të vegjëlit).
Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse e sheh mutekel-limin (që njeh ilmul kelamin) bidatgji duke thënë: ‘leje Kur’anin e Hadithet dhe na sjell logjikën’, atëherë dije së ai është Ebu Xhehli (babai i injorancës). Dhe, nëse sheh ‘njeriun në rrugën spirituale (sufistin)’, që thotë: "lëri citatet e logjikën dhe na sjell Shijen (dhevk) e spiritualen (vexhd, ekstazin e pasionit), atëherë dije se ai është Iblisi (Shejtani) i
shfaqur në formën e njeriut, apo është personifikuar vet në atë person, prandaj nëse je qyqar e frikësohesh prej tij, ik me vrap nga ai, përndryshe rrëzoje për toke, ulu mbi gjoksin e tij me gjurin tënd, lexoja Ajeti kursin (55) dhe shtrëngoje atë fort për fyti. “ (56).
Ai (Dhehebiu), Allahu e mëshiroftë, po ashtu ka thënë: “Kam lexuar në një dorëshkrim të Shejh El Muvaffak (Ibnu Kudame) : ‘Ne përcjellim mësimin e Ibni Ebi Asrunit, me vëllanë tim Ebi Umerin dhe pastaj ndaluam së shkuari në mësimet e tij. Më vonë kam dëgjuar vëllanë tim të thotë: “Kam hyrë në shtëpinë e tij pas kësaj dhe ai më pyeti: ‘Pse jeni ndarë nga unë?’ Unë thashë: ‘Disa njerëz thonë se ti je Esh'ari (në akide)?!’ Ai priti: ‘Pasha Allahun nuk jam Esh'ari,’ kjo ishte domethënia e tregimit.”(57)
Është transmetuar së Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dituria (hadithi) nuk merret nga katër persona: Personi mendjelehtë (budalla) i cili e publikon budallallëkun e tij, edhe nëse ai është transmetuesi më i dalluar i hadithit, njeriu i bidatit i cili thirr në të, personi i cili gënjen në të folurit e tij me njerëzit edhe nëse nuk e akuzojnë atë për gënjim në hadith dhe adhuruesi i devotshëm dhe fisnik i cili nuk e mban në mend me precizitet atë çfarë transmeton. “
Prandaj, o kërkues i diturisë nëse ke mundësi zgjedhjeje, atëherë mos merr (mësim) nga njeriu i bidatit, qoftë ai Rafidi (shia), Kharixhijj (havarixhe), Murxhi', Kaderi (që mohojnë kaderin), Kuburi (që beson të vdekurit (në varre))….etj, pasi që kurrë nuk do ta arrish shkallën e imamëve – besimdrejtë, që kanë lidhje të fortë me Allahun, me vizion të qartë, gjurmëve të të parëve-, përveç se duke braktisur mubtediat
(risimtarët në fe) dhe risitë e tyre. Librat e biografive dhe I'tisamit (Kapjes) për sunnet janë të stërmbushura me shpjegime si ehli sunneti ka mundur bidatin dhe ka lëçitur bidatgjitë dhe bidatet e tyre, ashtu siç distancohet personi i shëndoshë nga një i sëmurë me
sëmundje ngjitëse. Ka shumë tregime e ngjarje që do të merrte kohë t’i rrëfeja, por më kënaq të përmend vetëm disa prej tyre: selefët (të parët e fesë) llogaritnin shpërblim tek Allahu në mospërfilljen e tyre (bidatgjive), përbuzjen e tyre, refuzimin e tyre dhe të risive me të cilat vinin. Tërhiqnin vërejtjen në asocimin, konsultimin, apo ndeja (ngrënie bashkë) me ta, nuk i bashkon një zjarr risimtarin në fe dhe pasuesin e sunnetit (duhet të jenë sa më larg njëri tjetrit sa që nuk do të mund të shohin zjarrin e njëri-tjetrit).
Në mesin e të parëve në fe (selefëve) ka pasur të tillë që nuk ia falte xhenazen bidatgjiut (59) dhe është parë dijetari i madh Muhamed bin Ibrahimi (vdiq 1389 H), Allahu e mëshiroftë, se si largohej dhe nuk ia falte xhenazen bidatgjiut (risimtarit në fe). Prej tyre ka pasur që edhe kanë ndaluar të falurit pas tyre (bidatgjive) dhe kanë ndaluar përmendjen e risive të tyre, pasi që zemrat janë të dobëta dhe shubuhatet (dyshimet) shpejtë rrëmbejnë zemrën.
Sehl bin Abdullah et-Tusteri ka pasur mendimin se është e ndaluar për mubtediun të hajë mishin e kafshës së ngordhur (pa u prerë sipas sheriatit) edhe në rast të nevojës së skajshme, sepse ai me bidatin e tij ka kaluar kufijtë, e Allahu thotë: "E ai cili detyrohet, pa tejkaluar kufijtë,…" El Bekare (2:173) dhe, mubtediu ka kaluar kufijtë me bidatin e tij.
Disa i dëbonin ata nga takimet e tyre, sikurse në tregimin e Imam Malikut me personin i cili e pyeti atë për mënyrën si Allahu është mbi arsh, ku pas thënies së tij të famshme, tha: “…nuk të shoh ndryshe vetëm si pasues të bidatit" dhe urdhëroi të nxjerrët jashtë dhe e dëbuan.
Ka ngjarje të shumta nga Selefët (të parët në fe) për braktisjen e pasuesve të bidatit dhe lëçitjen nga ta, si parandalim ndaj të keqes së tyre dhe në mënyrë që të pengohet përhapja e bidatit të tyre dhe të thyhen shpirtërisht (dobësohen) nga përhapja e risive. Gjithashtu, sepse lidhja e mirë e sunetliut me një mubtedi është lëvdim për të tek masa e gjerë (aammi) - ammi vjen nga fjala ‘ama (i verbër), sepse është në duart e atij që e kap për dore (e udhëzon).
Ndodhi të tjera të ngjashme mund të gjinden në librat e terminologjisë së shkencës së hadithit, Etikës së kërkimit të diturisë, dhe në librat e Xherhit dhe Ta'dilit.
O student! Ji selefi i denjë (Ndjek rrugën e drejtë të të parëve) dhe ruaju bidatgjive mos të devijojnë, sepse ata kanë shumë mënyra që të vënë në shënjestër e të devijojnë njerëzit duke u paraqitur atyre rrugën të shtruar përmes fjalëve të mjaltëzuara (asel) – e që në fakt është e kundërta (lesa- thumbim)– derdhjes së lotëve, veshjes elegante, mashtrimit me imagjinata e iluzione, mahnitjes me ‘keramete
- mrekulli’, puthje të duarve dhe të krahëve … a në të vërtetë pas saj fshihet zjarri i bidatit dhe hiri i fatkeqësisë të cilën e mbjellin në zemrën tënde dhe të vë në kurth, se pasha Allahun njeriu i verbër nuk është i përshtatshëm që të udhëheq të verbëritë dhe t’i udhëzojë.
E sa për marrjen (e diturisë) nga dijetarët e sunnetit, merre mjaftën pa pyetur (merre diturinë e tyre pa u brengosur). Allahu të dhëntë sukses në udhëzim që të marrësh nga trashëgimia profetike e pastër, përndryshe le të vazhdojnë vajtimin e tyre ndaj fesë ata që e vajtojnë. Kjo që përmendëm është kur ti posedon lirinë e zgjedhjes (së mësuesve), ndërsa në rast kur mëson në shkolla të rregullta akademike, në të cilat nuk ke mundësi të zgjedhësh, duhet ruajtur nga ai (risimtari) dhe të kërkosh strehim tek Allahu nga e keqja e tij dhe të jesh i vëmendshëm që të mos depërtojë tek ti ndonjë intrigë e tij, siç thotë thinja: “Vjel frytet, kurse drurin hidhe në zjarr” dhe assesi mos u lodh së kërkuari dituri, pasi që frikësohem se do të konsiderohet si kthim i shpinës nga fushëbeteja në kohën e luftimit dhe në
këtë situatë ti vetëm duhet ta njohësh njeriun, të ruhesh nga intrigat e tij dhe të zbulosh qëllimet. Prej shembujve interesant është se Ebu Abdurrahman el Mukri ka transmetuar njëherë prej një murxhiu dhe kur i thanë atij pse transmeton nga një murxhi'? Ai tha: "Ju shes mishin me eshtra"(63). El Mukri, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar prej tij pa bërë mashtrim apo anonimitet, sepse ai e bëri të qartë dhe tha (kur transmetoi): “… dhe ai ishte murxhi”. Kjo çfarë shkrova për ty këtu është prej parimeve të besimit tënd, besimit të ehli sunnetit dhe xhematit, siç shkruan në "Akideja Selefite" të shejhul islam Ebi Uthman Ismail bin Abdurrahman Es Sabuni (vdiq 449 H), ku ai thotë (64): “Ata (selefët) i urrejnë ehli bidatin (risimtarët në fe), të cilët kanë shpikur në çështje të fesë çfarë nuk është prej saj dhe nuk i duan ata, e as nuk dëgjojnë fjalët e tyre, e as nuk shoqërohen me ta, e as që bëjnë me ta debate fetare apo polemika dhe mendojnë prej të mirës është ruajtja e veshëve nga dëgjimi i të pavërtetës që thonë, sepse nëse dëgjohet dhe mbet diçka prej dyshimit në zemër, do ta dëmtonte dhe do të sillte në të pëshpëritje (vesvese) e mendime të këqija, dhe lidhur me këtë Allahu ka zbritur thënien e Tij: "Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor." Enam, 68
Është transmetuar nga Sulejman bin Jesari se një njeri me emrin Sabig erdhi në Medine dhe filloi të pyeste për ajetet e paqarta tërësisht për nga qëllimi i tyre (muteshabih) (për të nxitur dyshime). Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, dërgoi dikë ta kërkonin dhe ndërkohë kishte përgatitur degë të hurmës për të dhe kur ai erdhi Umeri i tha: “Kush je ti?” Ai u përgjigj: “Unë jam robi i Allahut Sabigu”. Umeri mori një
prej degëve dhe e goditi atë sa që koka filloi t’i gjakoste, pastaj e la deri sa koka iu shëndosh, pastaj prapë u kthye ta godiste dhe pastaj e la prapë të shërohet. Kur e thirri për herë të tretë për ta rrahur, ai (Sabigu) tha: “Nëse do të më mbytësh, atëherë më mbyt në mënyre të mirë.” Kështu që ai (Umeri) e liroi të kthehet në vendin e vet dhe i shkroi Ebu Musa el Esh'ari në Jemen: “Askush prej myslimanëve të
mos shoqërohet me të.” Transmetoi Darimiu. (Personi në fjalë) Është thënë se akuzohej për mendime havarixhe, prandaj dhe imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka shkruar në librin e tij "El Edhkar": “Tema, deklarimi i distancimit nga njerëzit e bidatit dhe mëkatit” dhe përmendi hadithin e Ebu Musës se i Dërguari i Allahut ka deklaruar distancimin e tij prej femrës e cila vajton me zë të lartë, rruan flokët, ose
gris rrobat kur e godet ndonjë fatkeqësi," Transmetoi Buhari (1234) dhe Muslimi (104). Gjithashtu, është transmetuar nga
Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, deklarimi i distancimit të tij prej Kaderijve (që mohonin kaderin – përcaktimin e Zotit), transmetoi Muslimi (Kitabul Iman, h. 1). (65).
Sidoqoftë, çështja e braktisjes së bidatgjiut është e bazuar mbi konsiderimin dhe ruajtjen e interesave e shtimin e tyre dhe mbi mbrojtjen nga dëmet dhe zvogëlimin e tyre dhe varësisht prej kësaj lejohet distancimi në masë i bidatgjiut apo jo, sikurse e ka qartësuar shejhul Islam Ibnu Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë, në disa vende në librat e tij. (66).
Mubtediat (bidatgjit) rriten dhe shfaqen atëherë kur dituria pakësohet dhe injoranca përhapet. Për ta flet shejhul Islam ibnu Tejmijje kur thotë, Allahu e mëshiroftë: “Ky lloj i njerëzve rritet dhe shfaqet nëse injoranca dhe njerëzit e saj rriten dhe kur nuk ka prej njerëzve posedues të diturisë profetike dhe pasues të saj, të tillë që bëjnë dritën e saj, mundësia ndaj errësirës së devijimit, të dukshme dhe të
zbulojë’ (për njerëzit) të këqijat që përmban thirrja e kundërt, sikurse shpifjet, shirku, gjëra të pamundura.”
Kështu që po t’u forcua krahu me dije (nëse bëhesh i fortë në dituri), atëherë mposhte mubtediun dhe bidatin e tij me gjuhën e fakteve e të argumenteve dhe paqja qoftë me ty.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja