Youtube/Tezkije
Imani dhe Kufri
Omer el Eshkar
 12.02.2014

1) Gjykimi për mohuesit e akides.

  
Ai, i cili e mohon akiden tërësisht, sikur komunistët, të cilët e mohojnë ekzistencën e Allahut, i mohojnë librat dhe pejgamberët, nuk besojnë në botën tjetër, në shpërblim apo ndëshkim, ose ai, i cili e mohon një pjesë të akides është jobesimtar (kafir) dhe nuk është musliman. Atij duhet t'i tregojmë se akideja islame kurrë nuk mund të pranohet pjesërisht, sepse tërësia e saj është e ndërlidhur ngushtë.

   Besimi në Allahun kërkon që njeriu të besojë në engjëjt, librat, pejgamberët dhe Ditën e fundit. Besimi në Librat kërkon që ne të besojmë në të gjitha parimet tjera themelore të besimit (Usul el-Iman). Besimi në të Dërguarin a.s. do të thotë që njeriu të besojë dhe ta pranojë tërë atë që e ka sjellë, sepse Allahu e konsideron personin, i cili beson në një parim dhe e mohon një tjetër si jobesimtar. Allahu Thotë:

"S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëshirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët janë jobesimtarët të vërtetë..."

En-Nisa, 150-151

 

   Mosbesimi në disa çështje kryesore të akides, të cilat janë vërtetuar me Kur'an dhe Sunet njihet si mosbesim, sikur është mohimi i ndonjë pejgamberi ose mosbesimi në engjëj.

 

2) Veprat dhe fjalët që konsiderohen kufër (mosbesim)

  

   Kufri nuk përbëhet vetëm nga mohimi i parimeve themelore të akides. Ka disa vepra, të cilat nëse kryhen bëhet kufër. Ato mund të përmblidhen në një shprehje: "Adhurimi i të tjerëve përveç Allahut." Adhurimi është e drejtë vetëm e Allahut dhe drejtimi i adhurimit për ndokënd ose diçka tjetër përveç Allahut është shirk (politeizëm), siç është shirk falja (përulja) ndaj dikujt tjetër përveç Allahut, lutja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut.

   Njeriu mund të bëhet kafir (jobesimtar) duke thënë fjalë ofenduese për Krijuesin, të Lavdëruarin dhe të Lartësuarin ose për Islamin, për pejgamberët ose thënia e fjalëve tallëse për Islamin ose fjalëve përkrahëse për ideologjitë e gabuara siç janë Judaizmi dhe Krishterizmi ose akuzimi i Islamit për papërsosuri, prapambeturi etj..

 

3) Qëndrimi ndaj jobesimtarëve (kafirave)

   

   Muslimani duhet t'i konsideroj jobesimtarët si armiq dhe duhet t'i urrej për shkak të kufrit të tyre, ashtu siç e urren kufirin (mosbesimin) e tyre. Ai duhet ta kundërshtojë këtë gënjeshtër dhe pasuesit e saj, duke i thirrur në të vërtetën. Ai duhet t'ua sqarojë gjendjen e tyre të devijuar dhe duhet t'ua tregojë të vërtetën, duke ua shpjeguar qartë dhe në mënyrë bindëse. Ndonëse, ne i urrejmë jobesimtarët, ne dëshirojmë që ata të udhëzohen dhe shpresojmë se ata do të udhëzohen.

  Ka rregulla sa u përket kafirave, të cilat shpjegohen në librat e fik'hut. P.sh., ne nuk i lejojmë ata të martohen me gra muslimane, ne nuk martohemi me gra të tyre përveç me ato të popujve të librave, dhe ne nuk i lajmë të vdekurit e tyre e as nuk lutemi për ta...

 

4) Jobesimtari (kafiri) tek Allahut

  

   Personi, i cili dëgjon për Islamin dhe me dituri e mohon atë, është kafir, i cili do të qëndrojë në Xhehenem përgjithmonë, sepse për të nuk do të ketë arsyetim në Ditën e Gjykimit.

   Ata, të cilët nuk kanë dëgjuar për Islamin për çfarëdo arsyeje, sepse kanë jetuar në vende të largëta, ose e kanë humbur të shikuarit dhe të dëgjuarit, ose ndoshta Islami u kishte arritur në moshë të thyer, dhe kanë pasur vështirësi për ta kuptuar, nuk do të ndëshkohen në Ditën e Ringjalljes derisa të testohen, sepse e vërteta nuk u kishte arritur.

Allahu thotë:

 "....e Ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin."17:15  

   Dëshmia se ata do të testohen gjendet në hadithin e transmetuar nga El-Esved ibn Sari, i cili tregon se i Dërguari a.s. ka thënë:

"Katër njerëz do të testohen në Ditën e Ringjalljes: shurdhë-memeci, i cili nuk dëgjonte asgjë; i çmenduri; plaku i shtyrë në moshë; njeriu, i cili ka vdekur gjatë "fetarah" (intervalit në mes dy profetëve ku asnjë shpallje nuk i ka arritur).

Shurdhë-memeci do të thotë: "O Zot, Islami erdhi dhe unë nuk dëgjova asgjë." I çmenduri do të thotë: "O Zot, Islami erdhi, mirëpo çunat e ri më sulmonin me bajgë të devesë." Plaku i shtyrë në moshë do të thotë: "O Zot, Islami erdhi, por unë nuk dëgjova asgjë." Burri që vdiq gjatë 'fetaras' do të thotë: "O Zot, asnjë i Dërguar nuk më erdhi." Pastaj Allahu do ta marrë besën prej tyre për t'iu bindur Atij dhe do t'iu dërgoj fjalë që të hynë në zjarr. Pasha Atë, në dorën e të Cilit gjendet shpirti im, ai do të jetë i freskët dhe i sigurt për ta."[1]

 

 

 (Perktheu, Driton Maxhuni)

 

 



[1]Ahmedi në Musnedin e tij.



Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja