Youtube/Tezkije
“Kur t’ju urdhëroj për diçka, përmbusheni atë sa të keni mundësi ...
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 15.02.2014

Usul-Fikh

Pyetja e pestë nga fetwaja numër 7241

Pyetje: Hadithi i të dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “Kur t’ju urdhëroj për diçka, përmbusheni atë sa të keni mundësi, ndërsa kur t’ju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej saj.” A është e saktë se ekziston ndalesë për haram, ndalesë për nderim, ndalesë për largim (nga vepra), ndalesë vullnetare, apo ndonjë ndalesë tjetër? Siç është për shembull hadithi i të dërguarit të Allahut në Sahih el-Xhami’, teksti i të cilit është: “I dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga krehja e flokëve për çdo ditë.” Pra, a është kjo ndalesë për haram, apo vullnetare, apo çfarë?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, të Vetmit! Paqja dhe Përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e shokët e tij! Pastaj, ... Esenca e një ndalese, nëse nuk ka ndonjë shkaktar që e ç’orienton atë nga esenca e saj, është të ndaluarit prej saj – haram. Ndërsa, ndalesë vullnetare nuk ekziston. E nëse gjendet ndonjë shkaktar (ortak) që e ç’orienton atë nga gjykimi se është haram, atëherë ky haram shndërrohet në mekruh (vepër të urryer), duke qenë kështu mekruh largimi (e jo haram).  E sa i përket hadithit të cilin e përmende, kuptimi i tij është i saktë ndërsa teksti i tij gjendet tek Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mugaffel (Allahu qoftë i kënaqur me të): “I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga krehja (e flokëve) përveç nganjëherë,” dhe ka thënë se hadithi është hasen sahih.

Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani

 


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja