Youtube/Tezkije
Ke kujdes nga shoqëria e keqe
Bekër Ebu Zejd
 18.02.2014

Sikurse gjaku që ndikon fshehur në natyrën e individit ashtu edhe edukata e keqe ndikon,  sepse karakteri mund të transferohet, e natyrat vjedhin nga njëra-tjetra dhe njerëzit janë sikurse tufa zogjsh, në mënyrë të natyrshme janë të prirë të imitojnë njëri-tjetrin, kështu që kujdes nga lidhja me atë që është i këtillë (me karakter të ligë), sepse me të vërtetë ai është pengesë e madhe në rrugën tënde dhe “parandalimi është më i lehtë së shërimi”.
Prandaj, zgjedh për shok e mik atë që të ndihmon në arritjen e synimit tënd dhe të afron më tepër me Zotin tënd, i cili pajtohet me ty për qëllimet dhe caqet tua fisnike.
Merre kategorizimin e shokut sipas kritereve më precize
a) Shok interesi.
b) Shok argëtimi.
c) Shok virtyti.
Dy të parët të lënë atëherë kur arsyeja për të cilën janë shoqëruar me ty ndërpritet, interesi tek i pari dhe argëtimit tek i dyti.
Kurse, i treti është ai tek i cili duhet mbështetur dhe i cili është tërhequr në shoqëri me ty për shkak të besimit të përbashkët në virtyte që gjinden në të dytë. Shoku i virtytit sot është bërë “valutë e vështirë” për tu gjetur.
Prej thënieve të çmuara të Hisham ibni Abdulmelikut (vdiq 125 H) është thënia: “Asgjë, prej kënaqësive të kësaj bote, nuk ka si një vëlla (shok) mes meje dhe të cilit nuk ka teklifë (ngarkesë në sjellje).”
Prej gjërave interesante që vlen të shkruhen është thënia: "El Uzletu (-‘izolimi’, vetmia) pa shkronjën ajn ()të ilmit ( - ‘dituri’) del (në gjuhën arabe) ‘zel-letu" ( - gabim), dhe pa shkronjen zaj ( ) të ‘zuhdit’ (mos lakmimit të dynjasë, asketizmit) bëhet  (il-letu - defekt’, sëmundje).”


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja