5. Dhënia atyre çfarë dëshirojnë kur ata qajnë në praninë e prindit, në veçanti më të miturit
Ndodh shpesh që të vegjlit të kërkojnë prej baballarëve apo nënave të tyre diçka, e nëse prindërit refuzojnë t’ia plotësojnë atë kërkesë atëherë fëmija strehohet tek të qarit, derisa ta arrijë atë që e ka kërkuar; Dhe kështu, prindërit dorëzohen ndaj kësaj situate dhe ia zbatojnë kërkesën atij, qoftë për shkak të dhembshurisë që kanë për fëmijën, apo për ta qetësuar atë dhe për ta hequr qafe, e kështu me radhë. E pikërisht këtu qëndron defekti, dhe kjo shkakton pavendosmëri dhe dobësi te fëmiu.
Thotë dr. Muhamed es-Sibag: “Kam dëgjuar nga Malik ibn Nebij (Allahu e mëshiroftë) se një burrë erdhi tek ai për të marrë udhëzime se si ta edukojë një bir të tijin apo bijë të tijën që sapo kishte lindur. Kështu që ai kishte pyetur: “Çfarë moshe është?” Kishte thënë: “Një muajsh.” Ai (Maliku) ia kishte kthyer: “Të ka ikur treni.” Pastaj kishte thënë: “Në fillim kam menduar se po e teproj në këtë çështje, mirëpo kur e analizova më mirë e pashë se ajo që kisha thënë ishte e vërtetë.”
Kjo është kështu sepse kur qan foshnja nëna e saj i jep të pijë nga gjiri, kështu që atij i ngulitet në natyrën e tij se britmat e të qarave janë mjet për të arritur atë që dëshiron; dhe ai rritet me këtë bindje, e nëse (kur të rritet) ndodh që ta rrahin atë jehudët, fillon të qajë në Këshillin e Sigurimit duke menduar se qarja ia sjell atij të drejtën e tij.
6. Blerja e veturave atyre kur ende janë të vegjël
Ka disa prindër që fëmijëve të tyre u blejnë veturë duke qenë ata ende të vegjël, qoftë për shkak se fëmiu ka insistuar gjatë në këtë, apo prindi dëshiron t’iu shmanget obligimeve të shumta që ka rreth shtëpisë duke ia hedhur disa prej tyre fëmiut të tij, apo për arsye tjera.
E kur fëmiu të stabilizohet me veturën e tij, në shumicën e rasteve ai ka për të filluar ndjekjen e rrugës së devijimit, dhe e sheh atë se ka filluar të rrijë zgjuar natën, ka shtuar daljen nga shtëpia, e sheh se ka filluar të shoqërohet me shoqëri të keqe, ndoshta ka filluar ti shqetësojë robërit e Allahut me manovrat e shumta me veturën e tij, apo ndoshta edhe ka filluar të mungojë nga shkolla.
Kështu ai fillon të rebelohet ndaj prindërve të tij dhe kontrollimi i tij pas kësaj bëhet i vështirë, dhe vështirësohet kthimi i tij në rrugë të drejtë.
(vazhdon …)
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani