Youtube/Tezkije
Imazhe të shndritshme nga edukata që ua dhanë të parët tanë fëmijëve të tyre
Muhamed ibn Ibrahim el-Hamed
 06.10.2014

(... artikulli paraprak)

1. Ja ku e kemi Zubejr ibn el-Avamin – Allahu qoftë i kënaqur me të – i edukuar në prehrin e nënës së tij Safije bintu Abdilmuttalib – Allahu qoftë i kënaqur me të. U rrit duke parë karakterin dhe natyrën e saj, të kësaj gruaje trimëreshë dhe fisnike.

Prej treguesve të trimërisë së saj është ajo që ngjau në betejën e Uhudit, kur Hind bintu Utbete (Allahu qoftë i kënaqur me të)[1] vuri shpërblim për atë që e vret Hamza ibn Abdulmuttalib, i cili pat vrarë më parë familjen e saj në ditën e Bedrit, prandaj ajo për të marrë hak ndaj tij ia nxori zorrët nga barku, ia hoqi mëlçinë, ia amputoi hundën, ia shkuli të dy veshët; dhe kur beteja mbaroi, kufoma e Hamzait thuajse nuk njihej nga ndryshimet që i ishin bërë.

Kur i dërguari (salallahu alejhi ue selem) u ndal pranë tij iu shtua mërzia për atë çfarë e kishte goditur xhaxhain e tij, heroin e ndershëm. U ndal në afërsi të tij dhe duke shikuar tutje vërejti hallën e tij Safije bintu Abdilmuttalib e cila ishte kthyer për të parë se çfarë kanë vepruar njerëzit me vëllanë e saj. Atëherë i dërguari (salallahu alejhi ue selem) i tha birit të saj Zubejr ibn Awam-it: “Mos e lejo nënën tënde të afrohet”, duke qenë brenga e tij më e madhe që mos ta kaplojë atë pikëllimi për atë që do të shoh. Por, kur biri i saj i doli përpara për ta ndaluar ajo i tha: “Largohu, mos paq tokë e mos paq nënë!” Dhe heroit të kurejshitëve iu tronditën kockat, iu dridhën këmbët, e gjuha iu shtang, dhe u kthye tek i dërguari (salallahu alejhi ue selem) dhe i tregoi se çfarë i kishte thënë nëna e tij, e ai ia ktheu: “Lëshoja rrugën!” Kështu turmat e njerëzve u tërhoqën për ti liruar rrugë hallës së të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), e ajo vazhdoi të ecë derisa iu afrua afër vëllait të saj. E shikoi atë, u fal dhe u kthye prapë, kërkoi falje për të, dhe i tha birit të saj: “Thuaj të dërguarit të Allahut: “Ajo që është në rrugë të Allahut neve na kënaqë, unë vërtetë llogaris shpërblim, dhe do të bëj durim në dashtë Allahu”.”

 

(… vazhdon)

Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani.



[1] Ajo më vonë është bërë muslimane prandaj lutemi për të me lutjen e sahabeve 


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja