Youtube/Tezkije
Apel prindërve
Muhamed ibn Ibrahim el-Hamed
 21.10.2014

(... artikulli paraprak)

Këta shembuj aromatik në sferën e edukimit dhe këto pamje të ndritshme, të shkëputur nga biografia e të parëve tanë, marrin mendtë dhe tërheqin pas vetes habi.

Kur njeriu sheh se në çfarë gjendje janë fëmijët e tij në këto kohëra të rebelimit e devijimit, dhe sheh se në çfarë gjendje neglizhence dhe shmangieje jetojnë prindërit e tyre, dhe krahason gjendjen në të cilën jetojmë ne me gjendjen e të parëve tanë të ndershëm, gati sa nuk i bie pika në zemër dhe me trembje pështynë gjurmët që ka lënë prapa tij.

Sidoqoftë, sado që çështja të keqësohet, muslimani nuk dëshpërohet, e as që ka arsye ta bëjë këtë sepse Ai i Cili i ka përmirësuar të parët tanë është i Fuqishëm t’i përmirësojë edhe pasardhësit. Ky umet është sikur shiu; mirësia ndodhet si në fillimin e tij ashtu edhe në mesin dhe në fundin e tij.

Pas suksesit nga Allahu, çështja qëndron në dorën tonë, e kjo pasi që t’i marrim shkaqet e nevojshme dhe shtëpive tona t’iu qasemi nga dera e hyrjes, të përpiqemi fort në kërkimin e ilaçit, ti ndreqim gabimet tona dhe t’i drejtojmë shtrembërimet tona.

Prandaj, o ju nëna e ju baballarë, ngriheni lart grushtin e seriozitetit, hidhini përpara në sulm duart tuaja për edukimin e fëmijëve, sepse, pasha Allahun, edhe sikur asgjë të mos merrnit si shpërblim nga edukata që ua jepni fëmijëve mjafton ruajtja nga sherri i tyre dhe shpëtimi nga pasojat që mund të vijnë prej tyre.

(… vazhdon)

 

Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani

(Tema e radhës: Metoda ndihmëse rreth edukimit të fëmijëve)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja