44. (Prej gjërave të preferuara është edhe) Shtirja se nuk i vëren (por jo neglizhimi) disa sjellje të pahijshme që dalin nga fëmijët, siç janë lojërat e kota apo budallallëqet e ndryshme
45. Shmangja e stërmadhimit të gabimeve
Ajo që prindërve u takon të kapen për të është që mos t’i stërmadhojnë gabimet duke i trajtuar ato më të mëdha sesa janë në realitet. Përkundrazi, ata duhet ti vendosin ato në vendet që u takojnë duke e pasur parasysh se askush nuk shpëton nga gabimet. Nuk ka shtëpi në të cilën nuk gjen gabime, diku më pak e diku më shumë.
46. Prej gjërave të dobishme gjithashtu gjatë edukimit të fëmijëve është reflektimi i fleksibilitetit
Kur nëna ashpërsohet me fëmijën le të zbutet babai, e kur babai të shfaqë ashpërsi le të zbutet e ëma. Për shembull, fëmiu mund të bie në ndonjë gabim, dhe babai e qorton atë me një qortim që e bën të ikë nga ai për shkak të frikës nga ndonjë dënim i mundshëm, dhe kështu ai shkon dhe strehohet tek e ëma e tij e cila e qetëson atë dhe ia shpjegon gabimin e tij me butësi. Në këtë mënyrë fëmiu ndjen se ata të dy e kanë mirë prandaj e pranon qortimin që ia ka dhënë i ati, e njëkohësisht nënës ia ruan vlerën e saj, dhe si rezultat i kësaj ai do të shmang gabimin herën tjetër.[1]
47. Edukimi përmes dënimit
Edhe pse esenca në bashkëveprimin me fëmijët është toleranca dhe fleksibiliteti, nganjëherë njeriu ka nevojë të përdorë edhe dënimin si metodë e edukimit, me kusht që të mos jetë i ndërtuar mbi bazën e paditurisë apo revanshit si pasojë e hidhërimit dhe mos ta përdorë dënimin përveç se me kufizimin më të madh të mundshëm; Pastaj, mos ta përdorë këtë metodë për gabimin që e ka bërë për herë të parë, mos ta bëjë këtë duke i shkaktuar atij dhimbje, dhe mos të jetë para njerëzve tjerë.
Prej metodave të dënimit është edhe dënimi shpirtëror siç është ndalimi i të lavdëruarit të tij, bërja e tij që të ndihet se prindi nuk është i kënaqur me të, apo qortimi i tij e kështu me radhë.
E metodave është edhe dënimi trupor që e bën të ndjejë dhimbje, por duke mos e dëmtuar atë.
48. Dhënia atyre mundësi për t’u përmirësuar
Prej gjërave që duhet të mbikëqyren nga prindërit gjatë edukimit është dhënia fëmijëve shans për t’u përmirësuar pasi që të kenë bërë gabim, ashtu që ata të rriten duke shkuar kah optimalja dhe të ngriten kah ajo që është më e mira, si dhe të marrin mësim nga gabimet e tyre se cila është rruga e saktë. I vogli është më lehtë të orientohet dhe të bëhet i bindur ndaj prindërve, siç thotë Zuhejr Ibn Ebi Sulma:
Vërtetë pas budallallëqeve të plakut s’mund të vijë më urtësia
por, vërtetë të riut pas budallallëqeve i vijnë urtësitë
Apo siç është thënë:
Fëmiu i bindet atij që e edukon
por të moshuarin me edukim se bën dot të të bindet
Prandaj, nuk i përket prindit që të mbajë qëndrim të caktuar ndaj ndonjërit prej fëmijëve të tij duke e bërë atë cak të ofendimeve dhe gjetjes së gabimeve, siç është për shembull ta thërras atë me nofkën “hajn” përgjithmonë vetëm për një vjedhje të vetme që e ka bërë, duke mos i dhënë asnjë shans atij për t’u përmirësuar.
49. Prej bazave të edukimit është ekzistimi i mirëkuptimit midis bashkëshortëve
Prindërit duhet të synojnë me plotë-kuptimin e fjalës në këtë aspekt, duke i ndjekur të gjitha shtigjet që dërgojnë deri tek kjo. Ata gjithashtu duhet ti shmangin të gjitha mjetet që dërgojnë deri te përçarja dhe të largohen nga grindjet para syve të fëmijëve. Në këtë mënyrë në shtëpi do të arrihet qetësia dhe do të mbizotëroi harmonia; fëmijët do ta gjejnë qetësinë dhe prehjen, rehatinë dhe lumturinë, dhe do të lidhen me shtëpinë më shumë se me rrugën.
50. Të pasurit frikë Allahun në rast të divorcit
Nëse midis dy bashkëshortëve nuk ka ujdi dhe Allahu e cakton që ata të dy të divorcohen, ata duhet të kenë frikë Allahun e mos ti bëjnë fëmijët sakrificë të inateve mes tyre dhe përçarjeve të tyre dhe mos ta fajësojnë gjithmonë njëri tjetrin, por ata e kanë obligim që t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre drejt çdo suksesi dhe secili prej atyre dyve ti këshillojë fëmijët që të sillen mirë me prindin tjetër në vend që të mbjellin ashpërsi dhe xhelozi në zemra, këmbim akuzash, e kështu të ndërsejnë fëmijët. Nëse prindërit nuk i veprojnë këto, atëherë rezultati i imponuar në shumicën e rasteve do të jetë rebelimi i fëmijëve ndaj secilit prej tyre, duke qenë prindërit shkaktar të kësaj e pastaj mos ta fajësojnë askënd tjetër pos vetes së tyre; siç ka thënë Ebu Dhuejb el-Hedhlij:
Assesi mos u hidhëro nga sjellja që vetë e ka shkaktuar
sepse i pari që kënaqet me një sjellje është ai që vetë e ka shkaktuar
(... vazhdon)
Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani